Nesër në Gjermani luhet ndeshja më e rëndësishme e vitit. "Der Klasiker" mes Borusia Dortmund dhe Bayern Munchen do luhet në "Signal Iduna Park" nën praninë e 80 mijë shikuesve. Ndeshja më spektakolare e Bundesligës do stratojë në orën 18:30.
Një takim qe mban brenda histori, rivaliteti, dashuri dhe urrejtje. Dy ekipet që ndahen me vetëm 3 pikë në tabelën e renditjes do përplasin "brirët" për fronin e Bundesligës. Nga njëri krah Aubameyang dhe nga tjetri Lewandowski do pëpiqen ti tregojnë të gjithëve se cili është sulmuesi më i mirë në Gjermani. Një ndeshje për të mos u humbur ku spektakli dhe rivaliteti janë të garantuara.