
Milan do të luajë ditën e nesërme ndaj Napolit, një takim që vë përballë që kërkojnë vetëm 3 pikët. Kjo ndeshje do të luhet në “Diego Armando Maradona” duke nisur që nga ora 10:45 dhe është e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.
Në prag të këtij takimi ka folur Stefano Pioli, i cili synon rikthimin te fitorja të skuadrës së tij. Ndër të tjera shprehet i bindur se ekipi i tij do të tregojë se është më i mirë në sfidën ndaj Napolit.
"Ndeshja tjetër është gjithmonë një shans, si në sport ashtu edhe në jetë. Ajo që ndodhi ka pak rëndësi, duhet të jetosh në të tashmen dhe ndeshja tjetër që luan është më e rëndësishmja. Ne nuk morëm atë që donim në fillim, nesër mundësi për të treguar se jemi më të mirë”, ka theksuar shkurtimisht timonieri i kuqezinjve.