
Partizani dhe Egnatia do luajnë më 23 nëntor sfidën e prapambetur, për javën e 13-të të Superiores. Shkak i ndërprerjes së kësaj ndeshje, ishte humbja e ndjenjave të Raphael Dwamena në minutën e 24’, i cili fatkeqësisht më pas ndërroi jetë.
Dy ditë nga ndeshja të kuqtë kanë dhënë përmes rrjeteve sociale, detajet për këtë transfertë. Partizani tregon se sfida do fillojë po në të njëjtën minutë, kur u ndërpre. Rezultati ishte 1 me 1, ku golat ishin shënuar nga Malota për rrogozhinasit dhe Bintsouka për Partizanin.
Kujtojmë se të dyja klubet ndajnë vendin e parë me 26 pikë. Djemtë e Abilaliajt kanë dhe 1 ndeshje të prapambetur për të luajtur, atë kundër Teutës.
Poll