Ballkani do të luajë nesër kundër Malishevës, ndeshje e vlefshme për Superligën e Kosovës. Ky takim do të zhvillohet në orën 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj”.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi nga Suhareka njofton tifozët për sfidën e shtyrë prej Ligës së Konferencës. Në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare të klubit thuhej:
“Të dashur tifozë! Ndeshja e mbetur në kuadër të javës së parë, Malisheva – Ballkani zhvillohet nesër, ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të ndeshjes tonë në kuadër të Ligës së Konferencës. FC Ballkani”.
Poll