
Ndeshja Mali i Zi – Shqipëri për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve u ndërpre ditën e sotme. Kushtet e rënda atmosferike dhe shiu i dendur e bënë të pamundur të luhej futboll në stadiumin e Podgoricës, fusha e të cilit ishte kthyer në një ‘pishinë’.
Gjyqtari e ndali lojën në minutën e 28-të dhe vendimi zyrtar i UEFA-s është që kjo sfidë të rifillojë pas plot 7 muajsh. Shpresat kuqezi duhet të presin deri më 7 qershor për të përfunduar këtë ndeshje.
Djemtë e Alban Bushit kërkonin rikthimin te fitorja dhe ndaj moshatarëve malazez synoheshin vetëm 3 pikët për të vazhduar garën për 2 vendet e para. Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Lilo në portë, Ismaili, Bajrami, Dajko dhe Buxhelaj në mbrojtje, Berisha, Civeja, Pajaziti në mesfushë dhe Kurtulan, Shpendi, Nikaj në treshen e sulmit.