
Vllaznia luan me Universitate Craiova për turin e dytë të Conference League. Në 21 korrik në 21:00 në “Loro Boriçi”, shkodranët kanë një detyrë të vështirë kundër rumunëve.
Për ndeshjen e së enjtes, klubi shkodran bën me dije se biletat do shiten deri në orën 17:00 ditën e ndeshjes, ndërsa pas kësaj ore do ketë siguri të shtuar, për të dalë faqebardhë në një duel të tilë.
Gjithashtu shkodranët njoftojnë edhe për sjelljen e tifozëve, si edhe kontrollin në hyrje të stadiumit “Loro Boriçi”.
Njoftimi:
Në kuadrin e masave organizative për ndeshjen Vllaznia- Universitatea Craiova, KF Vllaznia ju bën të ditur se:
Shitja e biletave do të vazhdojë deri ditën e enjte në ora 17.00. Pas këtij orari, për arsye të marrjes së masave të sigurisë, nuk do ketë më shitje biletash, prandaj të gjithë të interesuarit që duan të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, të nxitojnë për t'i blerë ato.
Për shkak të kontrollit të thelluar që do të ushtrohet nga policia e shtetit dhe kompanica e security, kërkojmë nga ana juaj që të jeni në stadium të paktën dy orë para fillimit të ndeshjes. Dyert e stadiumit do të hapen në orën 18:00.
Në përputhje me rregulloret e UEFA-s dhe FIFA-s, për të eliminuar sjelljet e gabuara dhe incidentet e tifozëve, ju njoftojmë se dyert e brendshme të stadiumit nuk do të happen deri në fundin e ndeshjes dhe si rrjedhojë nuk do keni mundësi të dilni prej stadiumit gjatë zhvillimit të saj.
Kërkojmë nga ana e qytetarëve shkodranë që të marrin masat për të mos parkuar automjetet e tyre në perimetrin e stadiumit duke filluar nga dita e nesërme (e mërkurë) sepse për arsye sigurie, e gjithë zona rreth e qark stadiumit do të jetë pa automjete.- Ju faleminderit!