Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Ndeshja e Chmapions League, shqiptarët "frikësojnë" Dinamon e Zagrebit, 20 mijë në stadium

Shkruar nga NEWSPORT

Shkupi dhe Dinamo Zagreb luajnë sot në 21:00 në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e kthimit për turin e dytë të Champiuons League është e rëndësishme për vendasit, që në stadium do kenë 20 mijë tifozë.

Klubi shqiptar është mobilizuar për të krijuar lehtësi, me Shvercerat që në “Todor Proevsi” priten të shumtë. Klubi shqiptar barazoi një javë më parë në transfertë 2-2, duke bërë që gjigantët e Kroacisë të jenë në panik.

Me 20 mijë tifozë në krah, trajneri i Shkupit Goce Sedlloski është shprehur besimplotë se me tifozët në stadium, lojtarët do jenë më të motivuar në fushë.

“Pas asaj ndeshje që luajtëm në Zagreb dhe rezultatit pozitiv që kemi, na pret një tjetër ndeshje e vështirë. Nuk duhet të mashtrohemi nga barazimi që morëm në “Maksimir”.

Gjatë gjithë javës në stërvitje ne kemi dhënë maksimumin dhe jemi të gatshëm. Unë besoj në një fitore dhe kualifikim historik, por për ta realizuar na duhet mbështetja e publikut dhe tifozëve tanë të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë”, tha Sedlloski.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga