
Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur para seancës stërvitore të Pescaras. Trajneri i skuadrës italiane, Zdenek Zeman ka mësuar një goditje cerebrale.
76-vjeçari është larguar menjëherë me ambulancë për në spital, saktësisht në klinikën Pierangeli në Pescara. Sipas meidave italiane bëhet më dije se gjendja shëndetësore e Zeman është stabile, por do të jetë nën mbikqyrjen e mbjekëve.
"Këtë mëngjes, përpara seancës së zakonshme stërvitore, zoti Zdenek Zeman pati një sëmundje të lehtë, e cila më vonë u zbulua se ishte një atak i lehtë ishemik kalimtar dhe për këtë arsye u shtrua në spital në klinikën Pierangeli në Pescara. Klubi do të donte të komunikonte se kushtet e trajnerit aktualisht janë të mira dhe të qëndrueshme, por ai do të duhet të mungojë për disa ditë për analiza të mëtejshme", thuhet në njoftim.
Për shkak të gjendjes shëndetësore të trajenrit, nuk do të jetë në stol për sfidën e Kupës së Italisë që do të luhet nesër në orën 20:45 ndaj Catania.