
Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Kukësit zhvilloi një telefonatë me emisionin ''gol'' të Supersport, ku foli për shumë tema. Ai u pyet për Dakun, të ardhmen por jo vetëm.
Ai shprehet: ''Ështe veshtirë të gjenden lojtarë dhe të paguhen, këtë vit ekipin e kemi te kompletuar ekipin. Ne i kemi dalë në përkrahje. Ai është lojtarë që ka kualititet. Ai dëshironte minuta më shumë dhe nuk ia premtuam. Është e vështirë të gjenden lojtarë me kualitet tani. Nuk kemi nevojë për ndërhyrje të tjera, jemi ekip me potencial. Do të jetë i huaj sulmuesi që do afrohet. Me trajnerin kemi pasur biseda, kemi lojtarë që duhet ti ndihmojnë ekipit në çdo moment, duhet të kemi një sulmues që zëvëndëson Dakun.''
Nexhipi shton : ''Me grupin që kemi, do ia dalim. Sa I përket Abajzat, kemi kontratë huazimi me Anderleht për një vit. Nuk është e konfirmuar që do jetë pjesë e Kukësit. Deri tani po ecim mirë dhe presidenti është i vetdijshëm. Hetemi është I rid he po rrritet. Shpresoj që ai dhe Limaj të punojnë shumë. Limaj është interesant. Do shohim se si do shkojnë gjërat. Kemi pasur shumë mbledhje me stafin dhe kemi diskutuar shumë gjëra. Po shikojmë punën tonë dhe jo të tjerve. Do jetë një kampionat i vështirë. Kam besim te ekipi. Asani ka qënë një lojtar me talent, unë i kam dëshiruar sukses. Ky është një hap tjetër në karrierë. ''