Futbolli u trondit nga lajmi i sotëm, ku Gianluca Vialli u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare. Legjenda italiane prej javësh qëndroi në Londër ku merrte edhe mjekimet e nevojshme për sëmundjen që i mori jetën, teksa vuante nga kanceri në pankreas.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka kushtuar disa fjalë të ndjera Viallit, ndërsa mes rreshtash ka theksuar se tashmë futbolli humbi një nga buzëqeshjet më të bukura të tij.
“Futbolli humbet një nga buzëqeshjet e tij më të bukura dhe më ngjitëse, atë të Gianluca Viallit. Vialli ishte një futbollist i madh dhe një njeri inteligjent. Një ditë më pa të dribloja dhe më tha: ‘Gianni, ta pranojmë, ti nuk di të driblosh. Unë do të të mësoj’, dhe përsëri buzëqeshi.
Është e drejtë ta kujtojmë kështu nëpërmjet shprehisë të tij të gëzuar. Pasioni i tij ishte përkufizimi më i bukur i futbollit. Një përqafim i madh për familjen dhe miqtë e tij”, u shpreh Infantino.