Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndarja nga jeta e ikonës së tifozërisë bardheblu, Tirana mban 1 minutë heshtje në kujtim të Met Hykës

Shkruar nga NEWSPORT

Për të gjithë dashamirësit e klubit të Tiranës, Muhamed Hyka do të njihet si njeriu që kaloi një jetë si bardheblu. Këpucari më ‘i njohur’ në kryeqytet i cili është ndarë nga jeta do të kujtohet gjithmonë në ambientin kryeqytetas.

Prej dekadash i qëndronte pranë lojtarëve të skuadrës duke i furnizuar me atlete taka, me të cilat janë shënuar gola historik nga lojtarë si Arben Minga, Agustin Kola e shumë e shumë ikona të tjera bardheblu.

Në nder të kujtimit të tij, Tirana do të mbajë një minutë heshtje në ndeshjen e sotme përballë Skënderbeut në orën 15:00 në Selman Stërmasi. Emri i Met Hykës do të jetë i paharrueshëm në historinë bardheblu edhe pse ishte një këpucar i thjeshtë i qytetit, por në atë punishten e tij të vogël ka histori të pafundme.

[caption id="attachment_706194" align="alignnone" width="661"]Tirana mban 1 minutë heshtje në kujtim të Met Hykës Tirana mban 1 minutë heshtje në kujtim të Met Hykës[/caption]

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga