Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kualifikimi i Laçit kalon nga Mali i Zi, ndan drejtësi gjyqtari që u pezullua në Seria A

Shkruar nga NEWSPORT
Kualifikimi i Laçit kalon nga Mali i Zi, ndan drejtësi gjyqtari

Laçi luan sot në transfertën e Iskras ndeshjen e kthimit për turin e parë të Conference League. 1 javë më parë bardhezinjtë barazuan 0-0 në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa do u duhet fitorja në Malin e Zi për të kaluar më tej.

Ndeshja e orës 21:00 sheh kurbinasit si favorit përballë Iskras. Një fakt interesant për këtë ndeshje është që arbitër kryesor i sfidës është italiani Luca Pairetto. 38- vjeçari arbitron prej vitit 2013 në Seria A, ndërsa 1 vit më parë fitoi dhe stemën e FIFA-s.

Pairetto u bë protagonist majin e këtij viti, ku gjatë ndeshjes Spezia-Lazio akordoi gol, rastin që ishte pozicion jashtëloje, duke ndihmuar Lazion. Për këtë gjë u pezullua 1 muaj. Gjithsesi ai është kthyer në fushën e blertë dhe sot ndan drejtësinë  mes Laçit dhe Iskras.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga