
Laçi do të presë Bylisin në shtëpi ditën e shtunë në orën 13:00 për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Kurbinasit vijnë pas humbjes sërish në shtëpi përballë Egnatias, një humbje që ka djegur jo pak skuadrën. Një sfidë direkte që mund t’i dërgonte bardhezinjtë në zonën europiane por tani rrezikojnë edhe nga pas me Teutën e Kukësin që janë vetëm 4 pikë larg.
Ndaj ballshiotëve nuk lejohenhapa fals, fitorja është detyrim moral por jo vetëm. Trajneri Mezani ka ekipin e plotë, përveç mungesës së mbrojtësi Alla, dhe ka të gjitha mundësitë për të arritur te suksesi. Klubi e di se një tjetër ndeshje pa fitore do të zbehte objektivin Europë dhe nëse nuk arrihet te tre piëkshi, mund të ketë pasoja.
Poll