
Në një sfidë speciale për Lebron James, kampionët në fuqi të Nba Celveland Cavaliers pësuan humbjen e tretë rradhazi duke u zhytyr në krizë. Në United Center të Ilinois-it , Chicago Bulls u konfirmua si macja e zezë e skuadrës së Tyron Lue duke i shkaktuar Cleveland-it humbjen e 7-t rradhazi në përballjet direkte mes tyre.
Përfundoi me shifrat 99-93 në favor të Bulls-ave që mbajtën gjallë shpresat për tu kualifikuar në play-off në fund të sezonit të rregullt. Malazezi i natyralizuar spanjoll Nikola Mirotic ishte pikëshënuesi më i mirë i sfidës me 28 pikë, ndërsa një paraqitje të mirë për Chicagon bëri edhe Jimmy Butler autori i 25 pikëve.
Te Cleveland i vetmi që mund të buzëqeshte në fund të takimit ishte mbreti James. Lebron falë 26 pikëve të realizuara në këtë sfidë parakaloi në klasfikimin e pikëshënuesve më të mirë të gjithë historisë së Nba, gjigandin Shaque O’Neal. Lebron James arriti kuotën e 28 mijë e 599 pikëve në karrierë, 3 më shumë se Shaque O’Neal duke u ngjitur në vendin e 7-të të këtij klasifikimi special.
Damian Lillard merr për dore, Portland Trail Blazzers drejt një tjetër fitoreje, e 5-ta rradhazi për skuadrën nga Oregoni. Në Moda Center, Portland kaloi me shifrat 117-107, Houston Rockets. 31 pikë dhe 11 asist koleksionoi Lillard, ndërsa skuadrës teksane në krahun tjetër nuk i mjaftuan 30 pikë 8 rebound dhe 4 asist të James Harden.
Fitore edhe për Los Angeles Clippers që thelloi krizën e Phoenix Suns falë suksesit 124-118 brenda në Arizona. 60 pikë realizuan të dy sëbashku Blake Griffin dhe Chris Paul duke udhëhequr, skuadrën kaliforniane drejt një tjetër suksesi shumë të rëndësishëm.Supersport