
Cleveland Cavaliers siguroi finalen e Konferencës së Lindjes në NBA pasi mposhti 109 – 102 Toronto Raptors falë një LeBron James në superformë, me yllin e Cavs që realizoi 35 pikë, dha 6 asiste dhe kontrolloi 9 topa nën tabelë. Irving shtoi 27 pikë të tjera për kampionët në fuqi të NBA, ndërsa për Raptors spanjolli Ibaka shënoi 23 pikë. 4-0 u mbyll seria e gjysmëfinaleve, ku u dalluar qartë supermacia e Clevelandit që triumfoi në dy takime brenda në “Air Canada Center”. Festë e dyfishtë për James që përvecse ishte MVP i ndeshjes, siguroi finalen e shtatë radhazi në konferencë. Kundërshtari i radhës për Cleveland Cavaliers do të jetë fituesi i ciftit Washington Wizards – Boston Celtics.
Në takimin e katërt Wizards triumfuan 121 – 102, duke barazuar 2-2 serinë e gjysmëfinales në Lindje. Washngton arriti të përmbyste shifrat në periodën e tretë falë një rezultati të pjesshëm 26-0. Në radhët e të zotëve të shtëpisë spikatën Bradley Beal dhe John Wall me 29 dhe 27 pikë. Një ndeshje me dy fytyra në “Verizon Center” për Isaiah Thomas, që pasi realizoi 17 pikë në pjesën e parë, thuasje u zhduk nga skena në të dytën me vetëm 2 pikë gjithsej.
Në “Toyota Center” Houstosn Rockets mposhti 125 – 104 në përballjen e katërt gjysmëfinale San Antonio Spurs, ku nuk mund të mungonte më talentin e tij James Harden, autor i 28 pikëve dhe 12 asisteve. Një e dhënë mjaft interesante lidhte me saktësinë e basketbollistëve të Houstonit nga gjuajtjet për tre. Plot 19 tentativapërfundon në kosh, ku spikati Eric Gordon me 6 gjuajtje të sakta. Pikëshënuesi më i mirë për Spurs rezultoi Jonathon Simons me vetëm 17 pikë, ndërsa LaMarcus Aldridge e Kawhi Leonard u ndalën nëkuotën e 16 pikëve. Ndeshja e radhës do të zhvillohet në “AT&T Center” të San Antonios./ Supersport/