Nisja e pjesës së dytë të kampionatit në Serie A, shihet problematike për Napolin. Vëmendja e gjithë klubit është te prapavija, pasi në fazën sulmuese ekipi ka një ekuilibër teper të lakmueshëm i cili pasqyrohet në shifrat e golave dhe asiteve të realizuar dhe në Champions League.
5 gola të pësuar në 4 ndeshje, treguan që vuajtja e Napolit ishte e madhe pasi mungesa e Amir Rrahmanit luan një rol kyç, raportojnë mediat italiane. Dardani ka qenë një ndër lojtarët që ka spikatur me formën e tij dhe ka dhënë garanci në prapavijë gjatë dy sezoneve të fundit.
Dëmtmi i Rrahmanit u pasqyrua si një problem në prapvijën napoletane dhe me rikthimin e tij ekipi shpreson në garancin që ai jep në mbrojtje.
Poll