Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Napoli, Spalletti thumbon Allegrin: Kanë bërë investime për Scudetto por hiqen sikur u pëlqen vendi i katërt

Shkruar nga NEWSPORT
Napoli, Spalletti thumbon Allegrin: Kanë bërë investime për

Në prag të ndeshjes së kampionatit nda Juventus, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, foli në konferencnë për shtyp në qendrën stërvitore të napoletanëve.

-Allegri thotë se Napoli ka më shumë për të humbur se Juventus.

Për Allegrin është e leverdisshme të bëjë si aktor dytësor por Juventus është e mbushur me kampionë dhe është e pamundur të fshihet nga roli i favoritit. Kanë bërë investime për Scudetto dhe Champions League, është e kotë të vendosësh kapele fallco pasi vendi i katërt nuk e kënaq Juven.

-Allegri iu ka quajtur gazmor, argëtues dhe trajner shumë të mirë.

Unë nuk e di por ai është më i miri sepse palmaresi i tij e thotë kështu. Unë përkulem para arritjeve që ai ka bërë në karrierë.

Kush duhet të ketë më shumë frikë?

Kur vesh fanella kaq të rëndësishme, e shoh të vështirë të luash me frikë, askush nuk do të ketë frikë, ka lojtarë me personalitet dhe teknikë të fortë dhe të dy do të luajnë për të fituar dhe do të jetë një shfaqje e mrekullueshme.

Juventusi vjen me 8 fitore rradhazi. Si do e presë Napoli?

Loja bëhet nga ata që luajnë në qendër, ata që kanë topin në këmbë, janë dy filozofi të ndryshme. Allegri është fanatik i motos së Juves: “Fitorja është e vetmja që ka rëndësi”. Ndërsa, këtu gjithcka është më shumë me zemër dhe shpirt.

Ishte Maradona këtu, e panë duke luajtur dhe kur fitoi, tregoi se sa bukuri ka në futboll. Ne duhet të marrim pak nga ajo bukuri dhe të kujtojmë atë futboll duke shpresuar të bëjmë të njëjtën gjë.

Këtu ka ardhur Sarri që nuk fitoi asgjë por njërëzit akoma flasin për futbollin e bukur që bëri ai ndërsa Benitëz fitoi 2 trofe dhe njerëzit nuk flasin aq sa Sarri për të. Ndonjëherë sjell shenjë me atë që duket sesa me atë që sjell në shtëpi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga