Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Napoli në krizë totale, tifozët kërkojnë shkarkimin e trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT
Napoli në krizë totale, tifozët kërkojnë shkarkimin e

Napoli është në krizë totale dhe këtë e thonë shifrat. Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti ka tetë ndeshje që nuk fiton, duke mbajtur vendin e shtatë, me 17 pikë larg kryesuseve të Inter. I projektuar për të rivalizuar për titull, napoletanët shohin t'iu rrëshqasë nga duart Europa. Ndeshja e fundit në "Sao Paolo" ishte katastrofale, me Bolonjën që përmbysi gjithçka në favor të vet. Fërshëllimat dhe të sharat ishin posaçërisht për lojtarët dhe trajnerin e napoletanëve.

Statistikat e këtij sezoni e nxjerrin zbuluar Ancelottin, me Napolin që kishte afo 12 vite që nuk siguronte kaq pak pikë. Atëherë në stol ishte Edi Reja dhe prej asaj kohe, periudha "De Laurentis" nuk ishte kaq katastrofale. Sipas "Corriere dello Sport" në dhomat e zhveshjes ka heshtje totale, me kapitenin Insigne që u mundua "të zbusë" situatën. Nën akuzë është edhe Ancelotti, që ka urdhëruar stërvitje dhe grumbullim për ditën e sotme. Nga ana e tyre tifozët morën një nismë në rrjetet sociale, ku mbizotëronte hashtagu "AncelottiOut". Ditët në vazhdim do të jenë deçizive në kampin e Napolit.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga