
Largimi i Victor Osimhen nga radhët e Napolit është një nga çështjet më të nxehta në këtë merkato. Sulmuesi dhe Presidenti De Laurentis nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për riniovimin e kontratës.
Ka qenë gazeta prestigjoze italiane, “Corriere dello Sport” e cila i ka kushtuar i një hapësirë të mjaftueshme kësaj çështje. Klubi do të kishte bërë një marrëveshje me sulmuesin nigerian, i cili do të largohej vetëm në rast të një oferte të domosdoshme. Shifra është ajo e 150 milionë eurove.
De Laurentiis, megjithatë, ka treguar një gatishmëri për të mbajtur lojtarin. Osimhen aktualisht fiton 4 milionë euro, të cilat nuk do të mjaftonin për ta mbajtur atë në blutë. Kjo është arsyeja pse De Laurentiis mund të bëjë një përpjekje të mëtejshme, duke garantuar një rrogë dhe çmime që njohin edhe më shumë vlerën e tij absolute brenda skuadrës napolitane.