Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

NAPOLI kërkon “hakmarrjen” ndaj MILAN në Champions, por mund të ketë një “armë” më pak

Shkruar nga NEWSPORT
NAPOLI kërkon “hakmarrjen” ndaj MILAN në Champions, por

Napoli dhe Milan do të përballen mes tyre këtë herë në çerekfinalen e Champions League. Vetëm pak ditë pas fitores 4-0 të kuqezinjve në Serie A, vjen kjo përballje në Champions. Skuadra e Luciano Spalletit kërkon “hakmarrjen” ndaj djemve të Stefano Piolit.

Por vetëm 2 ditë përpara ndeshjes, te Napoli janë në pritje të lajmit për gjendjen e Victor Osimhen, i cili me shumë gjasa nuk do të mund të jetë i gatshëm në Champions. Sipas “Il Matino” në sfidën e parë çerekfinale mes Milan dhe Napolit , sulmuesi nuk do të mund të jetë protagonist në fushën e lojës, pasi nuk është rikuperuar ende në 100% e tij, por përgjigjjen përfundimtare të tij do ta japi stafi mjekësor i napolitanëve.

Kujtojmë se sfida mes Milan dhe Napolit do të luhet në “San Siro” ditën e mërkurë duke nisur që nga ora 21:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga