Napoli fitoi kampionatin italian për herë të tretë në histori, pas një sezoni të suksesshëm nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalleti. Blutë zhvilluan një kampionat fantastik duke bërë që gara për titull të mbyllej më herët seç pritej. Megjithatë, llogaritë e skuadrës napoletane sapo kanë nisur. Lajmi i largimit të teknikut italian i kapi të përgatitur drejtuesit, teksa prisnin zgjatjen e bashkëpunimit dhe për një tjetër sezon.
Presidenti Aurelio de Laurentis ka nisur nga puna për gjetjen e një zëvendësuesi me emrat e lakuar të cilët nuk mungojnë. I pari në listën e kreut të klubit ishte Luis Enrique, i cili është ende në kërkim të një klubi të ri, por ofertës së De Laurentis iu përgjigj negativisht. Në anën tjetër, në skenë ka dalë dhe emri i trajnerit Sergio Conceiçao, i cili është në stolin e Portos me një vit të mbetur në kontratë.
Pengesa e vetme për ta liruar trajnerin portugez është klauzola që Napoli i duhet t’i paguajë skuadrës luzitane, e cila është rreth 18 milionë euro. Një shifër jo e ulët, e cila mund të detyrojë presidentin të kthejë sytë te të tjera tjetër alternativa si Vicenzo Italiano. Përveç tij, në listë janë dhe Thiago Motta e Marcello Gallardo, ky i fundit pa skuadër.