Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nagelsmann flet si trajner i Gjermanisë: Privilegj, Euro 2024 është prioriteti ynë. Shiriti i kapiteni? Është një lojtar që unë e vlerësoj

Shkruar nga NEWSPORT
Nagelsmann flet si trajner i Gjermanisë: Privilegj, Euro 2024
Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Julian Nagelsmann do të jetë timonieri i ri i Gjermanisë, i cili do të udhëheqë kombëtaren në Euro 2024. Ish-trajneri i Bayern Munich ka firmosur kontratë deri në fund të Euro 2023, teksa synimi do të jetë të ngrejë lart këtë trofe. Nagelsmann ka thënë edhe fjalët e para si trajner i Gjermanisë, teksa ka theksuar se ëhstë shumë i privilegjuar që i është besuar një post i tillë. Ndër të tjera 36-vjeçari nuk do të ndryshojë kapitenin, pasi sipas tij Ilkay Gundogan e meriton dhe do të jetë ai lideri i kësaj skuadre. “Nuk jam i shqetësuar sepse kam besim të plotë te ekipi dhe stafi i trajnerëve. Është një privilegj i madh të jesh menaxher i një ekipi që pret Kampionatin Evropian. Ka shumë dëshirë për t’u përmirësuar”-tha ai. Shiriti i kapitenit?  Unë nuk do ta ndryshoj, do të jetë Ilkay Gundogan, të cilin e vlerësoj si lojtar dhe si person. Unë tashmë kam folur me Ilkay dhe i kam bërë të ditur se ai është kapiteni ynë dhe se do të mbetet në atë rol. Kontrata dhe objektivi? Kampionati Evropian është prioriteti, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Kryesore është që ne kemi një turne të madh për të luajtur në shtëpi. Gjëja e dytë është që unë dua të krijoj besim të ndërsjellë përmes punës që do të bëjmë. Është e rëndësishme që të punojmë mirë së bashku, puna të jetë shpërblyese dhe të jemi të suksesshëm. Nëse ia dalim, nuk shoh arsye për të mos vazhduar në këtë rol, por nuk jam duke menduar për këtë, dua të shpërblej besimin që më është dhënë duke bërë një punë të mirë dhe besimi nuk vjen vetëm përmes një kontrate 5-vjeçare”, ka deklaruar Naglesmann.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga