
Kuçovarët rivalizuan gjatë gjithë kampionatit të Kategorisë së Dytë për të kapur vendin e parë që të çon direkt në një kategori më lartë, ndërsa mundën të siguronin vetëm vendin e dytë, çka iu desh që të luanin një ndeshje shtesë për të dalë në të Parën. Kundërshtarë në takimin final ishin mamurrzakët, të cilët e fituan ndeshjen. Kjo bëri që Naftëtari të qëndronte në të Dytën dhe për sezonin e ri të tentojë sërish që të kërkojë rikthimin.
https://www.youtube.com/watch?v=0gUBl9_3fJY
Tradita dhe mbështetja që i bëhet futbollit në Kuçovë bën që askush të mos e lërë skuadrën pas dore. Bashkia e qytetit dhe sportdashësit i kanë dhënë zemër skuadrës, teksa do të nisë puna për rindërtimin e skuadrës, që sërish do të tentojë ngjitjen në të Parën. Do të ruhet një pjesë e mirë e grupit të futbollistëve, ndërsa do të ketë prurje të reja cilësore që do të garantojnë kthimin e kësaj skuadre në një kategori më lartë.