
Rafael Nadal është eleminuar nga 1/16 e US Open. Spanjolli është mundur nga amerikani Frances Tiafoe, që është i panjohur për tifozët e thjeshtë në tenis. 3 me 1 me sete fitoi amerikani, që mposht kështu një nga liderët e tenisit botëror.
Pas duelit, Nadal pranoi se luajti dobët dhe se nuk e di kur do kthehet të luajë sërish për shkak të angazhimeve të tjera.
“Unë luajta dobët dhe ai luajti mirë. Nëse dëshironi të jeni në çerekfinalet e US Open, duhet të luani më mirë se sa luajta unë. Më duhet të kthehem tani në shtëpi. Më duhet të rregulloj gjërat, jetën, kështu që nuk e di kur do të kthehem. Do të përpiqem të jem gati mentalisht” tha Nadal.
Poll