
Gjilani fitoi 2-1 ndaj Llapit, në ndeshjen e vlefshme për Superligën dardane. Menjëherë pas takimit ka folur lojtari i gjilanasve, Ismet Munishi. Ai shprehet tërësisht i pakënaqur për atë që u pa në pjesën e parë, duke lënë kështu shumë vend për rezerva.
"Në pjesën e parë luajtëm sikurse të ishte Liga e Katërt, derisa në pjesën e dytë sikurse të ishte Premierliga. Jam shumë i nervozuar me disa individë në skuadër, por fitorja i mbulon të gjitha" - tha ai.
Poll