
Ndeshja e fundit miqësore ka sjellë pasoja të rënda te një nga futbollistët e Tiranës. Mbrojtësi i talentuar i bardhebluve, Fjoralb Deliaj, ka marrë një goditje të fortë në kavilje duke ndërprerë para kohe fazën përgatitore.
Fizioterapisti i klubit, Arzen Voci, ka ndjekur me kujdes dëmtimin e Deliajt dhe ka konstatuar se grada e dëmtimit është e rëndë, çka do ta detyrojë futbollistin 19-vjeçar të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 3 javë.
Pas vizitave të nevojshme mjekësore në Zllatibor, Deliaj po qëndron në hotel në pushim të plotë për të rekuperuar dëmtimin.
Poll