
Gjilani është aktualisht pa trajner. Zekerija Ramadani ka munguar për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Ish-trajneri i Egnatias në sezonin që lamë pas, mungoi në seancën e fundit stërvitore të ekipit të Gjilanit.
Ai gjithashtu nuk ka qenë prezen në takimin me Trepça ’89 në stadiumin “Riza Lushta”, e cila u mbyll me shifrat 1-1. Për gjendjen e tij ka folur Drilon Sylejmani duke treguar arsyen e mungesës së trajnerit të njohur. Për “FronOnline” ai ka thënë:
“Trajneri Zekirija Ramadani ka munguar në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes dhe në ditën e lojës me Trepçën ‘89 për shkak të një helmimi. Ka qëndruar dy ditë në Gjilan, ndërsa më pas hospitalizimin e ka vazhduar në Shkup.
Ndodhemi në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë tani dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, ka përfunduar ai.