Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mundi dje ish-ekipin e tij PARTIZANIN, titullari i KOSOVËS "nuk fshin nga zemra" të KUQTË: Janë klubi më i mirë në SHQIPËRI, ja përse nuk luajta më me KOMBËTAREN

Shkruar nga NEWSPORT
Mundi dje ish-ekipin e tij PARTIZANIN, titullari i KOSOVËS "nuk fshin

Ish-futbollisti i Partizanit dhe Shqipërisë Amir Rrahmani është kthyer pas në kohë për të folur për eksperiencën e tij me fanelat e "demave" dhe "shqiponjave". Qendërmbrojtësi i Dinamo Zagrebit, i cili pati nderin të përballej me 15-herë kampionët e Shqipërisë dje në sfidën miqësore të fituar nga kroatët 2-1, i konsideroi të kuqtë si ekipin më të mirë të futbollit shqiptar. Në një intervistë për median kroate " "sporske.jutranji.hr",24-vjeccari zbuloi se arsyeja e ndërrimit të përfaqësueses kishte të bënte me mosthirrjen në kampionatin europian të vitit 2016.

"Eksperienca dhe mbresat nga Partizani? Partizani është klubi më i mirë në Shqipëri, ata kanë fituar shumë trofe. Gjatë periudhës së komunizmit ata gjithmonë i fitonin titujt. Por shtatë vite më parë ata ranë në Kategorinë e Parë dhe ishin në krizë. Vitin e parë që u rikthyen në elitën e futbollit shqiptar, unë firmosa për Partizanin. E mbyllëm të dytët në të dy sezonet që isha atje. Skënderbeu ishte shumë i fortë. Gjithashtu kishte edhe shumë ndryshime në klub, nga presidenti, trajneri dhe lojtarët. Pas dy sezoneve te Partizani shkova te RNK Split.

Zgjedhja për të përfaqësuar Kosovën dhe jo më Shqipërinë? Isha në ekipin kombëtar të Shqipërisë, por vendosa të luaja për Kosovën. Pashë që nuk do të kisha shumë hapësira në Kombëtaren shqiptare dhe ata nuk më shihnin ashtu siç unë dëshiroja. Isha në përgatitje për kampionatin Europian, por nuk mora pjesë në kompeticion. Kjo ishte arsyeja që vendosa të luaja për Kosovën. Mendova: 'Nëse nuk më llogaritin tani, kur do më llogaritin...' ", u shpreh lojtari shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga