
Flamurtari
Christ Evo Ememe do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Flamurtarit. Sulmuesi nigerian dhe klubi vlonjat i Superiores kanë vendosur që të zgjasin bashkëpunimin mes tyre.
Në sezonin që lamë pas, 24-vjeçari nigerian bëri mjaft mirë me fanellën kuqezi. Në 30 ndeshje që mori pjesë në Kategorinë e Parë dhe Kupë, ai ia doli që të shënonte 9 gola.
Kujtojmë se Ememe u bashkua me Flamurtarin në shtator janar të vitit 2024. Ai mbylli aventurën e tij me Kiryat Shmona në Izrael dhe vendosi t’i bashkohet ekipit të Vlorës.
Poll