
Igli Tare dhe Etienne Tare kur ishte i vogël
Etienne Tare është futbollisti më i ri i Tiranës. Pasi mbylli aventurën e tij me Dukagjinin në Kosovë, sulmuesi 21-vjeçar ka vendosur që të veshë fanellën bardheblu në Superiore.

Etienne Tare
Tare e ka nisur karrierën e tij te Lazio, ndërkohë që ka luajtur edhe për Rapidin e Vienës, Sturm Graz dhe Skënderbeun. Vlen të përmendet se 21-vjeçari është djali i ikonës së Kombëtares shqiptare, tashmë drejtor sportiv i Milan, Igli Tare.
Në sezonin që lamë pas, Tare nuk ishte në formën e tij optimale. Në 10 ndeshje që mori pjesë dhe një total prej 164 minutash, Etienne nuk shënoi dhe as nuk asistoi në asnjë gol.
Poll