Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mund të përballet në turin e dytë, Diego Longo “tremb” grekët: Egnatia do t’ju bëjë të vuani, në Shqipëri do luajnë për titull

Shkruar nga NEWSPORT
Mund të përballet në turin e dytë, Diego Longo

Egnatia do të përballet me Ararat në turin e parë kualifikues në Conference League por në rast kualifikimi, ata do të gjejnë Aris Selanik në turin e dytë. Mediat greke janë interesuar për rrogozhinasit dhe kanë intervistuar trajnerin e Teutës, Diego Longon, i cili më parë ka qenë zv.trajner te PAOK. Longo ka ngritur në piedestal Egnatian duke u shprehur se Aris do të vuajë ndaj tyre.

“Egnatia është një ekip që është rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit. Kanë një president serioz dhe ambicioz i cili ka investuar shumë para për ekipin dhe qendrën stërvitore. Jam i sigurt se do të luftojnë për titullin në Shqipëri. Nëse kualifikohen, do të jenë një jenë një kundërshtarë i lehtë për Arisin.

Kanë lojtarë shumë të mirë, veçanërisht sulmuesi Dëamena. Më bën përshtype që po luan ende në Shqipëri pasi niveli i tij është për liga më të mëdha. Nëse Aris përballet me Egnatian, nuk duhet ta nënvlerësojnë por të japin 100% e tyre. Egnatia është e motivuar dhe ambicioze”, tha Longo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga