Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Muller drejt largimit, Khan: Kjo nuk do të ndodhë

Shkruar nga NEWSPORT
Muller drejt largimit, Khan: Kjo nuk do të ndodhë

Me ardhjen e Thomas Tuchel në pankinën e Bayern Munchen, Thomas Muller nuk po gjen hapësirat e nevojshme.

Veterani i Bayern dhe kampioni i botës po mendon të largohet nëse situata me trajnerin nuk do të ndryshojë.

Përveç mungesës së minutave në lojë, Mullerin e shqetëson edhe fakti pasi nuk ndihet i vlerësuar nga klubi.

Kjo e ka bërë sulmuesin të mendojë seriozisht largimin edhe deri tani nuk patur biseda me asnjë klub, edhe pse interesimi për të nuk ka munguar.

Por për këtë situatë ka folur edhe ish-portieri i Bayern, Oliver Khan që aktualisht mban rolin e menaxherit të klubit. Legjenda bavareze ka thënë se Muller nuk do të largohet, por edhe nëse ai dëshiron të largohet unë do ta largoja siç e meriton.

Khan ndër të tjera ai ka shtuar se është i sigurtë që Thomas do vazhdojë të luaj edhe shumë ndeshje për  Bayern.

“Kjo nuk do të ndodhë, nëse kjo do të ndodhte, unë do ta largoja atë siç e meriton. Thomas është në formë, nuk u lëndua kurrë dhe ka një karakter tepër të fortë. Ai është tepër i rëndësishëm për të gjithë strukturën. Jam i sigurt: Thomas do të luajë ende shumë ndeshje për ne”, ka theksuar Khan për Blid.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga