Klubi nga Kosova, Ferizaj rrezikon të shkrihet. Futbollistët dhe stafi kanë muaj pa u paguar për punën që bëjnë, ndërsa kanë vendosur mos zbresin në fushën e stërvitjes dhe ndeshjeve zyrtare nëse nuk ndryshon gjithçka.
Tanimë gjërat kalojnë në anën e drejtuesve, që duhet të gjejnë shpëtimin. Kanë qenë ultrasit e skuadrës që kanë dhënë lajmin për braktisje të stërvitjes, teksa Ferizaj gjendet vetëm 5 pikë larg zonës së ftohtë në Ligën e Parë, grupi B në Kosovë.
Klubi që më herët ka qenë në nivele të larta në Kosovë, tanimë rrëzikon seriozisht të shkrihet. "Ku janë aksionerët e famshëm anglezë?", shkruajnë "Ujqit".
Postimi:
REAGIM! Të nderuar Ujqi dhe bashkë-qytetarë, sic jeni në dijeni klubi ynë i zemrës FC Ferizaj, eshte në gjendje katastrofale - që nuk ishte asnjëherë tjetër. Eshtë afër shuarjes, që do të ishte humbje shumë e madhe për qytetin tonë. Pas gjendjes shumë të rëndë, lojtarët kanë vendosur që ndeshjen kampionale, të dielën nuk do ta zhvillojnë - pasi që disa muaj nuk kanë marrë pagat e tyre që j'u takojnë. Ku janë aksionerët e famshëm Anglez, që nuk i kemi parë kurrë në stadion! Ku janë aksionerët Ferizajas, që as nuk e kanë marrë mundin të interesohen për gjendjen e klubit. Ku eshte komuna, a po interesohet dikush apo i kanë 'mbyllur' sytë e veshët rreth kësaj qeshtje. A nuk eshte mëkat që një qytet me ekonominë ndër më të mirën në Kosovë, të mos jetë në gjendje ta mbajë një klub futbolli stabil! Reagimet tona kanë shkuar çdo herë në 'vesh' të 'shurdhur' por këtë herë do të veprojmë. Kryesia e Ujqve, Ferizaj
