Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"M’u duk si një humbje", Berat Gjimshiti: E pamundur të barazosh një ndeshje si kjo

Shkruar nga NEWSPORT
"M’u duk si një humbje", Berat Gjimshiti: E pamundur

Atalanta nuk mori më shumë se një pikë përballë Sturm Graz në transfertë. Në ndeshjen e vlefshme për raundin e 3-të të fazës së grupeve të Europa League, ekipi nga Bergamo barazoi me rezultatin 2-2. Një gol barazimi që erdhi nga ekipi i Strum Graz në minutën e 80’.

Pas kësaj sfide, është prononcuar për mediat, qendërmbrojtësi shqiptar i klubit italian, Berat Gjimshit.

“M’u duk si një humbje, sepse në një ndeshje si kjo nuk mund të barazosh. Në pjesën e parë ata patën pak raste dhe shënuan gol me fat, por ne dominuam lojën. Luajtëm mirë, e qarkulluam topin shpejt. Në pjesën e dytë ata morën karton të kuq dhe ne ndaluam, nuk po sulmonim.

Në ndeshje të tilla duhet të shënosh golin e tretë dhe ta vësh ndeshjen në gjumë. Nuk i dihet kurrë se çfarë ndodh, një kundërsulm, ose një incident si penalltia që iu dhurua atyre dhe barazuan. E pamundur të barazosh një ndeshje si kjo”, është shprehur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Atalantës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga