Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mposhti Romën, SPALLETTI: Të gjithë duhet të jenë të etur për të fituar, jemi në rrugën e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhti Romën, SPALLETTI: Të gjithë duhet të jenë

Napoli nuk njeh rivalë, teksa mbrëmjen e djeshme ka mposhtur Romën për të vazhduar kështue edhe rrugën e sigurtë drejt titullit kampion. Një fitore që ershi me shifrat 2-1 i ka mjaftuar napolitanëve për të “blinder” vendin e parë në klasifikim.

Pas këtij triumfi Luciano Spalletti do të theksonte ky ishte synimi i të tijve, që të siguronin fitoren ndaj një rivali si Roma e Jose Mournhos.

 “ I fitojmë të gjithë këto ndeshje nëse të gjithë tregojnë se janë të vendosur për t’i fituar ato, nga portieri e deri tek i fundit në pankinë. Ata që hynë në lojë e treguan veten e tyre. Kjo cilësi që kanë të gjithë lojtarët është thelbësore. Në skuadër të gjithë duhet të jenë entuziastë dhe të etur për të luajtur së bashkë me shokët e skuadrës dhe për të fituar.

Goli i Osimhen? Ka gjithçka në atë gol, cilësi, fuqi dhe personalitet. Ai ka një goditje të pabesueshme, është një lojtar i fortë fizikisht, i vështirë për t’u mposhtur dhe i cili bën gjithçka që është e nevojshme. Zëvedësimi i tij? Nuk mund të mbaj jashtë Raspadorin apo Simeonen. Ata na kanë ndihmuar shumë kur Osimhen ishte i dëmtuar. Ata të dy janë lojtarë cilësorë dhe gjithmonë e tregojnë veten në fushë”, është shprehur Spalletti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga