Në çdo kohë i gatshëm për Kukësin, në çdo moment gati për të dhënë maksimumin. Gjelbrim Taipi, njeriu gol i verilindorëve ka folur pas fitores 1-0 kundër Partizanit.
Ai arriti të shënonte një supergol duke ndalur të kuqtë para derbit me Tiranën. Kënaqësia nuk mund të fshihet, megjithatë mëngjërashi synon të shohë vetëm përpara. Për oversport, kapiteni i verilindorëve tha:
“Mua më bëhet qejfi kur shënoj dhe i jap 3 pikëshin skuadrës. Jemi në vështirësi të madhe. Ky 3 pikësh na ngjall shpresë dhe vetëbesim për të parë më tej. Kështu goli kam bërë me Egnatian e Rrogozhinës. Këto lloj golash i provoj dhe në stërvitje. Është mënyra ime. Zgjedh këtë gol sepse ka më shumë vlerë. Kur fiton ndaj Partizanit ka më shumë vlerë. Partizani po lufton për vendin e parë.
Hallaçi? Ka ndryshuar shumë gjëra që në mbrojtje. Janë konsoliduar shumë mirë. Mesfusha po ndihmon shumë. Nëse vijojmë me këtë ritëm, shumë shpejt do të dalim nga 3 vendet e fundit”, tha ai.