
Ballkani është mundur në shtëpi nga Arbëria me rezultatin 2-3. Sot janë luajtur ndeshjet e fundit të javës së 33-të të Superligës së Kosovës, teksa ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi është befasuar. Ballkani ishte pretendent kryesor për fitimin e titullit, por pas kësaj disfare ka mbetur 5 pikë pas Prishtinës. Kryeqytetasit duken se janë në rrugën e duhur drejt fitimit të trofeut.
Nga ana tjetër, Drenica u përball me Llapin, ndeshje që përfundoi me rezultatin 4-2. Të dy skuadrat po luftojnë për mbijetesë dhe ky 3 pikësh i jep një shtytje të madhe vendasve për arritjen e objektivit sezonal.
Poll