Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mposhtën Napolin, Xavi pas kualifikimit: Lojtarëve iu thashë se askush s'do vdiste nëse humbisnim

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhtën Napolin, Xavi pas kualifikimit: Lojtarëve iu thashë se

Barcelona ia doli të kualifikohej në çerekfinalen e Champions League, pasi fitoi 3-1 ndaj Napolit në shtëpi, teksa dueli i parë mes tyre kishte përfunduar 1-1. Një ndeshje mjaft delikate për katalanasit, të cilët ia dolën më së miri ta kalojnë me sukses dhe të jenë mes ekipeve më të mira në këtë kompeticion.

Pas kualifikimit Xavi Hernandez ishte mjaft i lumtur për kualifikimin, ndërsa ishte i irrituar me disa gazetarë që kishin shkruar për shkarkimin e tij. Timonieri i katalanasve theksoi se presioni ishte shumë i madh, por nëse humbisnin askush nuk do të vdiste.

“Ka shumë presion mbi lojtarët. Dje, gazetarët e paraqitur si tifozë të Barçës na quajtën budallenj të Champions League dhe shkruanin se do të shkarkohem nëse humbasim. U thashë lojtarëve se nuk është aq serioze dhe se askush nuk do të vdes nëse humbasin”, tha Xavi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga