
Barcelona është mposhtur nga Real Sociedadi në “Camp Nou” në sfidën e vlefshme për javën e 35-të, në La Liga. Katalansit pas sigurimit të titullit kampion javën e kaluar, janë mposhtur nga ekipi i qytetit të San Sebastian. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 5-të me anë të Merino, duke shkuar kështu të qetë në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë nis me rimtme të ulta nga ana e të dyja ekipeve. Por ishin sërish miqtë ata që gjejnë edhe rrjetën e dytë në minutën e 72-të me anë të Sorloth. Blaugranasit zgjohen në minutën e 90-të ku me anë të Lewandowski gjenë golin e parë. Ky mund të quhet thjeshtë një gol nderi pasi bardheblutë i shkaktojnë humbjen e 4-të Barcelonës. Pas kësaj fitorje Sociedad qëndorn në vendin e 4-të. Vend që të çon në UEFA Champions League.