Pas përfundimit të kampionatit italian, Luciano Moxhi i cili luan rolin e këshilltarit të presidentit të Partizanit, Gaz Demi, ka komentuar lëvizjet e fundit që po ndodhin në Itali. Ai ka folur për kalimin e Icardit dhe Pogbase te Juventusi, emërimin e Ancelottit te Napoli dhe Sarrit te Chelsea.
Icardi te Juventusi?
Nuk ka asgjë të vërtetë. Lojtari dëshiron të qëndrojë te Interi dhe Juventusi duhet thënë nuk ka nevojë për lojtarë në atë repart. Duhet pranuar fakti që ka nevojë për ndëryrje në reparte të tjera.
Pogba te Juventusi?
Unë nuk besoj në rikthimin e kuajve. Është bërë një marrëveshje e rëndësihme dhe duhet parë vlera e llogarive që janë bërë. Pogbaja te bardhzinjtë një fantashkencë.
Ancelotti te Napoli. E kishit pritur?
Operacion i shkëlqyer. De Laurentis bëri një goditje të madhe ndaj Maradonës, duke bërë që të harrojë Sarrin dhe tifozët e Napolit. Ancelotti e meriton të gjithë këtë që ka ndodhur. Ai është një njeri që pëlqen kampionët. Komplimentet e mija për konkretizimin e kësaj marrëveshjeje. Sigurisht që trajneri i ri do dëshirojë të ketë në ekip kampionë me të cilët ka luajtur për të dalë kampion dhe të arrijë rezultate pozitive.
Sarri te Chelsea?
Klubi duhet të zyrtarizojë një trajner që ka sjellë në shtëpi një titull kampion dhe një Kupë, më mirë se kaq nuk mund të bëjë. /NEWSPORT.AL/