Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

MOVIOLA/ VAR-i “ul automatin” në Rrogozhinë, Partizanit i mohohet një penallti

Shkruar nga NEWSPORT
MOVIOLA/ VAR-i “ul automatin” në Rrogozhinë, Partizanit i

Partizani u mposht 3-0 në transfertë kundër Egnatias, ndeshje e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores. Një sfidë që pati disa episode, ku duhet veçuar minuta e 15-të e takimit. Sulmuesi i Partizanit, David Da Silva u pengua në zonën e Egnatias nga portieri Sherri. Por, për gjyqtarin Enea Jorgji gjithçka ishte e rregullt. Edhe nga dhoma e sistemit VAR nuk pati asnjë sinjal.

Megjithatë ai moment vendosi shumë për takimin. Braziliani nuk mundi të vijonte më tej pas dhimbjeve në kavilje, me Partizanin që bëri zëvendësim të detyruar. E ndërsa VAR-i s’u bë nga Klodian Shahini, në ndihmë ka ardhur fotografi i klubit, Gjergj Kollumbi. Ky i fundit ka fotografuar çastin kur Alen Sherri ndërhyn në dëm të Da Silvës.

Portieri nuk është aspak i interesuar për topin, teksa duket qartë që godet me takë këmbën e brazilianit duke shkaktuar faull në dëm të tij. Por, për gjyqtarët e takimit gjithçka u konsiderua e rregullt. Për më shumë shihni dhe vlerësoni momentin e diskutueshëm.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga