Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

MOVIOLA/ Rasti i shumëdiskutuar në Rrogozhinë, ish-gjyqtari: Faull për portierin

Shkruar nga NEWSPORT
MOVIOLA/ Rasti i shumëdiskutuar në Rrogozhinë, ish-gjyqtari:

Rasti i Da Silvës në Rrogozhinë është përmendur shumë gjatë këtyre dy ditëve. Sulmuesi i Partizanit pretendoi penallti, por për gjyqtarët e sfidës gjithçka ishte e rregullt. Dhe ish-arbitri i Superiores, Klajdi Kola bëri moviolën duke treguar se skuadra e gjyqtarëve ka vepruar drejtë. Në emisionin “Rubrika Sportive”, ai tha:

“Mendoj se ka nxjerrë ndeshje të mirë. Momenti i parë është i vështirë. Duket qartë që është Da Silva që shkel portierin dhe nuk kemi të bëjmë me penallti. Nëse do ishte dhënë, do jepej faull për portierin.

Portieri është në pozicion natyral. Ka ndryshuar drejtimin e topit. Me këmbën e majtë ka devijuar topin. Këmba mbështetëse e Da Silvës ka shkaktuar faull te portieri. Këtu s’kemi të bëjmë me 11 metërsh. Enea ka treguar që e ka në vëzhgim këtë rast”, përfundoi Kola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga