Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

MOVIOLA/ “Pretendimet e Vllaznisë të pavenda”, Bujar Pregja elozhe Hamitit: I saktë, vendime të duhura për penalltitë e Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
MOVIOLA/ “Pretendimet e Vllaznisë të pavenda”, Bujar

Laçi – Vllaznia u mbyll në barazim 1-1 në një ndeshje të luftuar në çdo moment. Një sfidë me shumë volum edhe për arbitrin Eldorjan Hamiti i cili pati ‘shumë punë’ sot. Gjyqtari akordoi 2 penallti për Laçin, por të dytin e anulloi me VAR.

Bujar Pregja ka bërë moviolën pas përfundimit të ndeshjes ku i jep të drejtë vendimeve të ndeshjes. Penalltia e parë e saktë dhe anullimi i të dytës i saktë.

Vllaznia pretendon për 11-metërsh me Grudën: Arbitri ka distancën e duhur. Vendosja e duhur nuk është faull, nuk ka element për të dhënë penallti. Vetëm kur ka mbajtje apo shtyrje të dukshme mund të ndëshkohet.

Penalltia e Laçit: Del i vetëm lojtari i Laçit, portieri i bën sparkatë sulmuesit i cili e kap topin i pari. Portieri e prek topin, por lojtari ka ende mundësi për të vijuar lojën e për të shijuar ndaj ajo ndërhyrje konsiderohet penallti pasi portieri bëhet shkak që ai të mos vijojë lojën. Nëse topi do të kishte drejtim tjetër do të ishte tjetër histori. Topi i doli sërish përpara sulmuesit. Vendim i drejtë, Hamiti ishte shumë i saktë sot përveç rastit të penalltisë tjetër.

Penalltia e anulluar me VAR e Laçit: Kur e sheh në fushë duket sikur ka kontakt nga duar te portierit me këmbët e lojtarit. Ndërhyrja e VAR është e saktë pasi lojtari i Laçit ka kërcyer dhe nuk ka kontakt. Hamiti i dha karton për simulim, vendim i saktë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga