
Luftëtari luajti sot kundër Teutës, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të durrsakëve. Arbitër kryesor i takimit ishte Blerim Ziri nga Fushë-Kruja.
Ky i fundit ishte mjaft i kontestuar për shkak të vendimeve të tij. Neësport.al ka bërë moviolën e kësaj sfide në bashkëpunim me një ekspert gjykimi dhe rezulton se gjyqtari Ziri ka gabuar në disa raste duke ndikuar në rezultatin e takimit.
MOVIOLA
Në minutën e 21-të, pretendimi i Luftëtarit për penallti nuk qëndron pasi kemi të bëjmë me simulim nga sulmuesi Lamçja, nuk ka kontakt me Hrkaç.
Ziri gabon në ndëshkimin me karton të verdhë ndaj Zguros pasi duket qartë se lojtari i Luftëtari ofendon arbitrin në lojë të ndaluar pas një faulli të kontestuar.
Në momentin e faullit të golit të Dediç, sërish gabon arbitri Ziri. Duket qartë që Ramadani i rrëmben topin pastër Bilalit dhe më pas Bilali shkakton faull ndaj Ramadanit.
Në momentin e 11-metërshit për Teutën, sërish gabon Ziri. Nuk kemi të bëjmë me faull, ka qenë një duel normal mes mbrojtësit dhe sulmuesit.