
Bujar Pregja ka bërë moviolën e tij për derbin Partizani – Tirana të fituar 2-1 nga të kuqtë. Pregja i jep të drejtë në çdo vendim arbitrit Olsid Ferataj i cili zhvilloi një paraqitje të nivelit të lartë në derbin e tij të parë në karrierë.
Penalltia e Patizanit: Portieri në kohë vonesë godet këmbën e Skukës dhe dukshëm e ka penguar për të avancuar me topin. Penallti e drejtë, vendim i saktë. Rënia e bilbilit është vonuar, por dhënia ishte në kohë.
Rasti Skuka – Abdullahu: Momenti kur portieri i Tiranës del dhe bllokon mjaft mirë topin, e kap me dorë brenda zonës. Nuk ka faull pasi portieri ka kapur topin dhe e ka qetësuar lojën, s’ka faull.
Pretendimi i Abazajt: Pretendim nga Tirana kur Abazaj rrëzohet. Ai e sposton mbrojtësin për të luajtur me topin, nuk kërcen por shkon direkt te Atanaskoski për ta shmangur e për ta marrë topin vetë. Kur nuk pati mundësi për të vrapuar u rrëzua.