Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

MOVIOLA/ DERBI korrekt, JORGJI "shmang" tre raste të diskutueshme, dyshime për PENALLTI (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
MOVIOLA/ DERBI korrekt, JORGJI "shmang" tre raste të

MOVIOLA/ DERBI korrekt, JORGJI "shmang" tre raste të diskutueshme, dyshime për PENALLTI (VIDEO)
Arbitri i kryesorit Enear Jorgji në derbin e sotëm u vlerësua si tepër korrekt. Megjithatë kryesori i kampionati shqiptar shmangu 3 momente gjatë derbit të sotëm.

E para ishte ndërhyrja e ashpër e Jasir Asanit në dëm të Erjon Hoxhallarit në pjesën e parë. Anësori i kuq ndëhyri ashpër, por Jorgji nuk e ndëshkoi me karton të verdhë, pavarësisht se ndërhyrja ishte tepër e rrezikshme.

Momenti i dytë është në fillim të 45 minutave të dyta, kur Cobbinah, pasi rikuperon topin nga Telushi, tërhiqet nga pas nga mesfushori i Partizanit dhe nuk akordon faull për të kuqtë. Momenti ndodhi në hyrje të zonës së Partizanit.


E fundit, është rasti kur Telushi godet shtyllën, por pak sekonda ndodh një rrëmujë në zonën e Tiranës, përpata se lojtari i Partizanit të ekzekutonte, kur njëri prej lojtarëve të të kuqve rrëzohet gjatë aksionit.

Jorgji lejoi lojën e rrjedhshme dhe nuk ndërhyri vazhdimisht gjatë takimit duke e ndërprerë.  

Poll

Lexo gjithashtu