
Lazio ka mposhtur Romën në derbin e zhvilluar në “Stadio Olimpico”. Sfida e vlefshme për çerekfinalet e Coppa Italia përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Lazios.
Golin e vetëm të derbit të kryeqytetit italian e shënoi Mattia Zaccagni në minutën e 51’ të sfidës. Italiani nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke tundur rrjetën e Rui Patricios dhe duke shënuar për të tijët. Pas ndeshjes foli Mourinho, trajneri i Romës.
Një eliminim i dhimbshëm.
"Është gjithmonë e dhimbshme, kur është derbi edhe më shumë. Kemi vështirësi të mëdha, javët e fundit kemi mundur Napolin, Juven, Atalantën dhe Lazion. Sot e humbim ndeshjen me një penallti nga futbolli modern. Një penallti nga VAR, të cilën arbitri nuk e jep nga tre metra larg, por duke e parë përsëri në VAR. Lojtarët 20 vjeçarë nuk do të hidheshin kurrë si ata të sotëm, më dukej se ishim ne ata që kishim më shumë shanse, pa Dybalan ka më pak cilësi në lojë. Në ndeshje të këtij lloji, kush shënon i pari është i privilegjuar. Më pas ai që luan në shtëpi ka avantazh, sepse nuk ka më topa. Fiton skuadra që shënon e para me Orsaton, sepse më pas ai nuk lejon askënd të luajë më", u shpreh ndër të tjera Mourinho.