Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mourinho për krijimin e Superligës: Jam trajner i Romës, nuk kam asnjë lloj komenti

Shkruar nga NEWSPORT
Mourinho për krijimin e Superligës: Jam trajner i Romës, nuk kam

Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për krijimin e Superligës ka shkaktuar shumë zhurmë pasi është kundër UEFA-s dhe FIFA-s. Shumë reagime pro dhe kundër nga klubet dhe aktorët e sportit.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe Jose Mourinho. Trajneri i Romës ka theksuar se qëndrimi i skuadrës italiane është edhe i tiji.

“Jam trajner i Romës dhe pozicioni zyrtar i Romës është gjithashtu imi. Nuk kam asnjë lloj komenti për të bërë. Është e vërtetë që kam shumë përvojë futbolli ndërkombëtar. Unë e kam përjetuar futbollin në shumë momente, por nuk dua të bëj asnjë koment publik, pozicioni i Romës është i qartë”, ka theksuar “Special One”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga