
Jose Mourinho ka folur për dëmtimin e Paulo Dybala-së, i cili rrezikon të humbë Botërorin për shkak të problemeve fizike.
Në një prononcim të zakonshëm për shtyp, trajneri portugez u shpreh për situatën e lojtarëve që ndoshta s'do të jenë në "Qatar 2022":
"Është diçka për të cilën kemi kohë që flasim. Kur folëm për Botërorin, 4-5 vite më parë u tha kjo dhe tani po e përjetojmë. Mësova të qaj më pak se më parë. Mësova të jetoj me realitetin e gjërave.
Mund të thuash që luan shumë ose të thuash që klubet më shumë të pasurit janë të privilegjuar. Ka të pasur, të varfër dhe më pak të pasur. Të varfrit luajnë një herë në javë, të pasurit mund të luajnë çdo ditë duke ndryshuar lojtarë dhe më pak të pasurit janë ata që kanë më shumë vështirësi sepse luajnë aq sa të pasurit, por me më pak mundësi për të ndryshuar dhe unë po e jetoj këtë situatë".