
Sot zhvillohen ndeshjet e rradhës në Premier ligë, ku luhen mjaft sfida interesante. Chelsea kërkon të rikthehet te fitorja në kampionat pas hapave fals ndaj West Ham dhe Manchester City. Përballë ekipit londinez do jenë modëstët e Aston Villa-s, që objektiv kanë mbijetesën. Leicester këkron të vazhdojë të ''ëndërrojë'' me një fitore të mundshme në shtëpi ndaj Watford. Një 90 minutësh ''i zjarrtë'' pritet të jetë ai mes Manchester United dhe Tottenham, me ''djajtë e kuq'' që duan të dalin nga kriza.
Një ndeshje e ekuilibruar pritet të jetë ajo mes Southampton dhe Norwich, me këta të fundit që në fundjavë arritën t'i merrnin pikë edhe Arsenalit. Ëolves është favorite në shtëpi ndaj West Ham, ndërsa Liverpool ka një ''derbi'' me Everton. Të gjitha ndeshjeët zhvillohen në 20:30, përvec ndeshjes Liverpool-Everton që do luhet 45 minuta më vonë.
FORMACIONET: Manchester United-Tottenham
Man United: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Young; McTominay, Fred; James, Lingard, Rashford;
Tottenham: Greenwood. Tottenham: Gazzaniga; Aurier, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen; Winks, Sissoko; Alli, Son, Lucas Moura; Kane.